Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Vllaznia dhe Dinamo “marrin zemër” pak orë para ndeshjeve në Conference League, koefiçientët “asist” skuadrave të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia dhe Dinamo “marrin zemër” pak orë para ndeshjeve
Vllaznia, Dinamo dhe Conference League

Të dyja ekipet e Superiores, si Vllaznia ashtu edhe Dinamo vijnë të avantazhuara në aktin e parë të kualifikueseve të Conference League përballë Malishevës dhe respektivisht Astanës.

Nisur nga një vëzhgim në platformën mediatike sportive “Flashscore”, kuptohet një avantazh i lehtë që kanë shkodranët dhe kryeqytetasit, kjo për shkak të zhvillimit të ndeshjes në shtëpi, pra në “Loro Boroçi” për skuadrën e trajnerit Edi Martini dhe atë në “Elbasan Arena” për skuadrën e Ilir Dajës.

Sa i përket ndeshjes Vllaznia – Malisheva, fitorja e kuqebluve kuotohet 2.25, ajo e skuadrës nga Kosova 2.90, ndërsa barazimi 3.25.

Vllaznia dhe Dinamo “marrin zemër” pak orë para ndeshjeve
Koefiçentët në ndeshjen Vllaznia - Malisheva

Në anën tjetër, te Dinamo – Astana, ekipi kryeqytetas mban kuotën e fitores në 2.25, ekipi nga Kazakistani 2.70, ndërsa barazimi 3.40.

Vllaznia dhe Dinamo “marrin zemër” pak orë para ndeshjeve
Koefiçentët në ndeshjen Dinamo - Astana

Kuptohet logjikshëm që diferencat janë fare pak minimale, ndërsa fusha do ta vërtetojë saktësisht se kujt do t’i buzëqeshë rezultati përfundimtar.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu