Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ Nuk mjafton debutimi spektakolar i Ardit Nikajt, Elbasani lë gjithçka të hapur kundrejt BATE Borisov në Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nuk mjafton debutimi spektakolar i Ardit Nikajt, Elbasani lë
Elbasani - BATE Borisov

Nuk ka prodhuar fitues ndeshja Elbasani – BATE Borisov, e vlefshme për raundin e parë të Conference League, 1 – 1. Edhe pse verdheblutë e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic ishin imponues në 45 minutat e para, nuk ia dolën të merrnin fitoren.

Shifrat u zhbllokuan në minutën e 45+1, konkretizimi i sulmuesit të ri te verdheblutë, Ardit Nikaj. Sulmuesi i ardhur nga Ëisla tregoi “arsenalin” goditës edhe në fraksionin e dytë, ndonëse vetëm 1 gol.

Në momentin kur gjithçka dukej e “kopsitur” dhe në kontroll për ekipin e Gvozdenovic, talenti Egor Rusakov i shpëtoi mbulimit të prapavijës së Elbasanit dhe barazoi me kokë.

Ndonëse ekipi shqiptar kërkoi të rivendoste epërsinë, nuk ia doli. Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, 16 korrik.  

Elbasani 1 – 1 BATE Borisov (Nikaj 45+1'/Rusakov 67')

90+4 - Përfundon në barazimin 1 - 1 ndeshja Elbasani - BATE, gjithçka e hapur për kualifikimin.

67' - Rusakov kap "mat" mbrojtjen e Elbasanit, vendos baraspeshën, 1 - 1.

61' - Nikaj "kërcënon" ndjeshëm BATE-n, pritje spektakolare nga "gardiani" mik.

46' - Nis pjesa e dytë.

45+3' - Mbyllet pjesa e parë.

45+1' - Elbasani zhbllokon rezultatin, shënon sulmuesi shkodran Ardit Nikaj.

 

8' - Goditje e "rrufeshme" nga Nikaj, pret "mrekullisht" portieri i BATE Borisov.

1’- Shkelomohet topi në stadiumin “Elbasan Arena”.

 

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Aleksovski; Lila, Epitoi, Lulaj, R.Kasa; Tresa, Ibrahim, A.Kasa; Diallo, Hebaj, Nikaj

Trajner: Ivan Gvozdenovic

BATE Borisov: Sokol; Sakuta, Moussakhanian, Rakhmanov, Neskaromny; Kress, Angban, Kaplenko; Zhurin, Puerto, Varaksa.

Trajner: Vitali Rogozhkin.

Conference League: Raundi i parë

Stadiumi: “Elbasan Arena”

Arbitër: Ion Orlic

Poll

Lexo gjithashtu