Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

CONFERENCE LEAGUE/ Elbasani “shkel gazin” për aktin e parë, verdheblutë zbresin sonte në fushë përballë BATE Borisov

Shkruar nga NEWSPORT
CONFERENCE LEAGUE/ Elbasani “shkel gazin” për aktin e
Elbasani në Conference League

Sonte në mbrëmje, Elbasani do të zbresë në fushën e lojës për aktin e parë të kualifikueseve të Conference League, përballë ekipit bjellorus BATE Borisov. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, prej orës 20:00.

Një takim shumë i rëndësishëm për verdheblutë të cilët do të kërkojnë t’i marrim më të mirën kësaj përballjeje, edhe pse në letër nuk paraqiten si favoritë, për shkak edhe të nivelit të kundërshtarit.

Plot 12 ndeshje pa fitore të BATE-s mund të kthehen si motiv shtesë për nënkampionët e Superiores, të cilët besojnë tek një rezultat pozitiv, ashtu siç deklaruan edhe një ditë më parë, trajneri Ivan Gvozdenovic dhe kapiteni Bruno Lulaj.

Kujtojmë se akti i dytë, pra ndeshja e kthimit do të luhet në Bjellorusi, në stadiumin “Mehdi Huseynzade” më 16 korrik.

Poll

Lexo gjithashtu