Kombëtarja shqiptare
Dita e sotme ka nisur në mënyrë krejt të veçantë për dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Enea Mihajn dhe Nazmi Gripshin.
Të dy futbollistët kuqezi festojnë ditëlindjen dhe për ta bërë ditën e tyre akoma dhe më të bukur ka menduar vetë Federata shqiptar e Futbollit përmes postimeve në rrjetet sociale, bashkangjitur me urimet.
Si Mihaj, ashtu edhe Gripshi ishin të dy pjesë e listës së Shqipërisë në dy ndeshjet miqësore, në kuadër të debutimit të trajnerit të ri Rolando Maran, por mesfushori u detyrua të largohej nga grumbullimi për shkak dëmtimi.
Megjithatë, lojtarët konsiderohen pjesë e projektit të italianit për ndeshjet e ardhshme në shtator, që përkojnë me kualifikueset e Nations League.
Urimi i FSHF-së për Enea Mihaj
Urimi i FSHF-së për Nazmi Gripshin
Galeria fotografike ()
Poll
