Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Sezon i gjatë, disa lojtarë kanë ardhur në Kombëtare me pak minuta”, trajneri Maran optimist për të ardhmen: Ka ngërç psikologjik pas zhgënjimit për Botërorin, por gabimet do të rregullohen

Shkruar nga NEWSPORT
“Sezon i gjatë, disa lojtarë kanë ardhur në
Rolando Maran

Pas humbjes me Izraelin, Kombëtarja shqiptare është mposhtur edhe nga Luksemburgu në miqësoren e dytë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-1. Në përfundim të këtij dueli ka folur edhe trajneri Rolando Maran. 

“Si ndihem? Impenjimi ka qenë i madh, por nuk është rezultati që donim, nuk kemi bërë mjaftueshëm mirë. Po i paguajmë edhe gabimet që në raundin kualifikues. Këto dy ndeshje vlejnë për ta njohur skuadrën më mirë dhe për të përmirësuar këto gjëra.

Duhet të jemi të zotë, për të parë se çfarë gjërash nuk janë bërë mirë në këto dy ndeshje. Edhe nga pësimi i golit shumë herët, u çekuilibruam. Dhe dëshira për të gjetur golin, na bëri të linim hapësira. Janë disa gjëra që kanë ndodhur në këto dy ndeshjet, që nuk duhet të ndodhin dhe t’i përmirësojmë. Janë elementë që unë i kam piketuar nga këto dy ndeshje.

Skema, e përshtatshme për lojtarët që kemi? Hierarki lojtarësh? Në hierarkinë e lojtarëve, ka lojtarë që unë po i njoh. Disa lojtarë kanë ardhur me pak minuta, ka qenë sezon i gjatë, e kemi paguar pak me gjendjen fizike të tyren. Më ka shërbyer për të njohur lojtarët dhe reflektuar mbi ta. Pyetja e parë, është e vërtetë për mbrojtjen, pasi provon disa gjëra dhe vuan për shkak të vështirësive. Janë gjëra që duhet të reflektojmë. Janë dy tekste të rëndësishme që më shërbejnë shumë për vazhdimin.

180 minuta pa gol, ide e qartë për sulmin për të zgjidhur këtë problem? Këto dy humbje peshojnë shumë, sidomos para tifozëve. Prisja përmirësime nga ndeshja e parë, por nuk ka ndodhur. Duhet marrë parasysh edhe ana psikologjike, me lojtarët që janë ende të zhgënjyer për moskualifikimin në Botëror. Por jam i keqardhur për rezultatin.

2-3 pika pozitive nga këto dy ndeshje? Përgjegjshmëria e lojtarëve është një, padyshim. Jam munduar të përfitoj nga këto ndeshje, ndoshta edhe duke rrezikuar, për të parë disa prej lojtarëve, për t’i njohur më shumë. Kjo për të mos rrezikuar në ndeshjen deçizive. Lojtarët kanë qenë të gatshëm dhe të motivuar të gjithë, na ka motivuar goli, do të punojmë në vazhdim”, tha Maran.

 

Poll

Lexo gjithashtu