Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Juljan Shehu zbulon se ku “çalon” Kombëtarja: Kemi pasur pak kohë për t’u përshtatur me skemën e trajnerit të ri

Shkruar nga NEWSPORT
Juljan Shehu zbulon se ku “çalon” Kombëtarja: Kemi pasur
Juljan Shehu

Pas humbjes me Izraelin, Kombëtarja shqiptare është mposhtur edhe nga Luksemburgu në miqësoren e dytë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-1. Në përfundim të këtij dueli ka folur edhe Juljan Shehu. 

“Kur vjen një trajner i ri, natyrisht që ka idetë dhe vizionin e vet për lojën, ai kështu zgjedh edhe lojtarët për formacionin dhe mënyren se si ne luajmë. Janë shumë pak ditë që ne të përshtatemi me idetë dhe vizionin e trajnerit. Janë dy module krejtësisht ndryshe nga ato që kemi luajtur më para. Na duhet akoma kohë për të luajtur me vizionin e Maran. Titullar? Për mua ka rëndësi të fitojë Kombëtarja, jo nëse luaj nga minuta e parë apo në të 70-tën.

Do të jap maksimumin tim për aq minuta sa do të jem në fushë. Besoj se do të jemi gati për shtator. Ajo koha nuk është e shumtë, por besoj që nga këto dy ndeshje kemi marrë mësime se ku duhet të përmirësohemi. Shpresoj që të rregullojmë gabimet dhe të jemi gati. Fjalim nga trajneri pas ndeshjes? Jo, thjeshtë na tha 2-3 detaje që kam dëshirë t’i lë brenda dhomave të zhveshjes”, tha Shehu.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu