Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Kërkon fitoren e parë me Shqipërinë, Rolando Maran “zhgradon” Berat Gjimshitin! Zbulohet kapiteni i ri (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkon fitoren e parë me Shqipërinë, Rolando Maran
Rolando Maran dhe Berat Gjimshiti

Gjatë prononcimit për mediat, në prag të miqësores kundër Luksemburgut, e cila do të mbahte nesër në “Air Albania”, trajneri i Kombëtares Rolando Maran, ka vendosur të “gradojë” kapiten Elseid Hysaj.

Arsyeja është e thjeshtë, edhe pse Berat Gjimshiti ka vite që e zotëron këtë profil, Hysaj luan nesër ndeshjen e 100-të me Kombëtaren dhe trajneri Maran ka vendosur t’i bëjë këtë “surprizë” simbolike.

Për 62-vjeçarin italian, karshi Luksemburgut do të jetë ndeshja e dytë në “timonin” e Shqipërisë, e para nuk përfundoi mirë, humbja ndaj Izraelit.   

Poll

Lexo gjithashtu