Pamje nga Kompleksi i Partizanit
Siç dihet prej kohësh, në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21 vitin e ardhshëm në Shqipëri, kanë nisur punimet për zëvendësimin e tapetit artificial në stadiumin “Arena e Demave” me bar natyral.
Mirëpo, Kompleksi i Partizanit do të ketë edhe të tjera risi, ndërsa puna e vrullshme ka nisur. Siç shihet në foton e mëposhtme, Kompleksi në fjalë është kthyer në “kantier ndërtimi”.
Pamje nga Kompleksi i Partizanit
Po punohet fortë edhe për ndërtimin e dy fushave të reja, për të kompletuar kështu një ambient elitar, siç i shkon përshtat edhe klubit të Partizanit. Pritet që edhe këto dy fusha, të përdoren për stërvitje të kombëtareve që do të marrin pjesë në Euro U-21 2027.
Poll
