Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Paraqitje vendimtare në Kupën e Botës, Inter rrit ndjeshëm çmimin për Lautaro Martinez

Shkruar nga NEWSPORT
Paraqitje vendimtare në Kupën e Botës, Inter rrit ndjeshëm
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez nuk ka qenë titullar fiks me Argjentinën në Botërorin 2026, por ka qenë vendimtar duke shënuar 2 gola dhe duke dhuruar 1 asist. Me aktivizimin e në minutat e fundit, loja e Argjentinës ka ndryshuar për mirë.

“El Toro” ka qenë protagonist në dy përmbysjet e Argjentinës, në fazen e 1/16-ve ndaj Egjiptit dhe gjysmëfinale ndaj Anglisë. Duke parë formën e mirë të treguar në Botëror, Inter ka vendosur të rrisë ndjeshëm çmimin e tij në treg.

Para fillimit të Botërorit vlera e Lautaos në merkato ishte 85 milionë euro, sot vlera e tij është 120 milionë euro. Kujtojmë që Lautaro është nën kontratë me Interin deri në vitin 2029.

Poll

Lexo gjithashtu