Një Spanjë superiore dhe që dominoi pothuajse të gjithë finalen. Në anën tjetër, një Argjentinë që përtej përpjekjeve në minutat e fundit, nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës për të çuar sfidën së paku drejt penalltive.
Kështu e përshkruajnë mediat argjentinase dështimin e kombëtares së tyre në New York, duke i thurur “elozhe” kundërshtarit për mënyrën sesi iu qasën kësaj ndeshjeje.
“Lojtarët e Scalonit patën vështirësi të krijonin ndonjë kërcënim të vërtetë”.
“Fundi i një ëndrre, Argjentina rezistoi aq sa mundi”.
“Argjentina dha gjithçka dhe ra me kokën lart. Spanja, kampione e merituar”, këto ishin disa prej titujve të vendosur në kopertinat kryesore të mediave.
Dhe me të drejtë, ajo çfarë u pa një fushë erdhi si rezultat i një këmbëngulje të vazhdueshme dhe një ritmi të çmendur për të kërkuar triumfin që mungonte prej 16 vitesh. Ndaj dhe skuadra e Luis de la Fuentes, ia arriti qëllimit.
