Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Te Egnatia erdhi me bujë, sulmuesi largohet nga Shqipëria dhe firmos me ekipin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Te Egnatia erdhi me bujë, sulmuesi largohet nga Shqipëria dhe
Egnatia - Afonso Rodrigues

Afonso Rodrigues është futbollisti më i ri i Coimbra. Sulmuesi 23-vjeçar u largua nga Egnatia edhe pse u bashkua me ta në janar të këtij viti, ndërsa tani nis aventurën e re në Ligën e Dytë portugeze.

Me klubin e ri, Rodrigues ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Nga Shqipëria në Portugali, 23-vjeçari shkon si kampion i “Abissnet Superiore”.

Me rrogozhinasit, Rodrigues mori pjesë në 16 ndeshje. Sulmuesi erdhi me bujë, por shënoi vetëm një gol, ndërsa nuk dhuroi dot asnjë asist për shokët e ekipit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Académica - O.A.F (@academicaoaf)

Poll

Lexo gjithashtu