Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Humbje që “dhemb” shumë, tifozët e Vllaznisë “shpërthejnë” KEQ! Asnjë “mëshirë” për presidentin Xhaferi dhe trajnerin Martini

Shkruar nga NEWSPORT
Humbje që “dhemb” shumë, tifozët e Vllaznisë
Edi Martini dhe Alban Xhaferi

Humbja 0 – 5 në Kosovë kundër Malishevës, raundi i parë i Conference League, ka bërë që tifozët shkodranë të shpërthejnë kundër presidentit Alban Xhaferi dhe trajnerit Edi Martini.

Mjaft komente në rrjetet sociale në llogarinë e klubit të Vllaznisë në Facebook, kërkojnë largimin e presidentit Xhaferi, sikurse “timonierit” Martini.

Kjo situatë, tregon qartë se pakënaqësit vazhdojnë të rriten ndaj drejtuesve e deri në pankinë te Vllaznia. Edhe pse Martini u konfirmua pas mbylljes së sezonit, pavarësisht blerjeve në merkato, situata vazhdon të jetë e “trubullt”, lojë e paekuilibruar dhe mbrojtje që “fut ujë”. Fakti që ekipi kuqeblu pësoi 5 gola nga Malisheva, nuk lë vend për “alibi” apo justifikime.  

Humbje që “dhemb” shumë, tifozët e Vllaznisë
Komentet në profilin zyrtar të Vllaznisë

 

 

Poll

Lexo gjithashtu