Paul Bernardoni
Paul Bernardoni është futbollisti më i ri i Teutës. Portieri 29-vjeçar vendosi që të largohej nga Aimens SC, për të nisur një aventurë të re me durrsakët në “Abissnet Superiore”.
Francezi vjen pas një karrierë mjaft interesante në vendlindje. Ai është aktivizuar me ekipe si ESA Linas, Troyes, Bordeaux, Clermont Foot, Nimes, Angers, Saint Etienne, Konyaspor dhe Yverdon Sport.
Vlen të theksohet, se portieri i ri i Teutës ka edhe 3 ndeshje me kombëtaren e Francës, duke u cilësuar si futbollist i tyre. Tashmë, Edlir Tetova do të ketë në organikë një tjetër lojtar niveli.
Poll
