Vllaznia dhe presidenti i klubit Alban Xhaferi janë prej kohësh në qendër të kritikave. Shkak janë bërë largimet e shumta nga ekipi shkodran dhe zëvendësimi i tyre me emra jo të njohur.
Mirëpo, së fundmi kreu i klubit “kuqeblu” ka reaguar në rrjetet sociale me anë të një shprehjeje të të madhit Gjergj Fishta.
“Me pasë bish, ta presin; mos me pasë, ta ngjesin”, thuhet në shprehjen e Fishtës, e cila është postuar nga Xhaferi në rrjetet sociale. Një kundërpërgjigje direkte, për të gjithë kritikët.
Kujtojmë se Vllaznia e ka nisur mbarë rrugëtimin evropian, duke fituar me shifrat 2-1 në “Loro Boriçi” përballë Malishevës, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues. Tashmë, pritet ndeshja e kthimit.
