Hapoel Haifa - Teuta
Teuta ka barazuar dje përballë ekipit izraelit të Hapoel Haifa në miqësoren e radhës, gjatë fazës përgatitore. Sfida e zhvilluar në Bullgari, përfundoi me shifrat e barabarta, 1-1.
Golin e vetëm për durrsakët në këtë duel, e shënoi Muço Boçi. Sulmuesi i krahut të majtë, e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 37-të, duke marrë kështu një rezultat pozitiv.
Trajneri Edlir Tetova i provoi të gjithë lojtarët, duke i hedhur në fushë për të krijuar një ide më të qartë mbi grupin. Pavarësisht barazimit, Teuta zhvilloi një ndeshje mjaft pozitive.
Poll
