Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga i rikthyeri Rrok Toma, te Albers Keko e Sidibe! Tajneri Florin Bratu me “arsenal të rëndë” në stërvitje para “testit” të parë

Shkruar nga NEWSPORT
Nga i rikthyeri Rrok Toma, te Albers Keko e Sidibe! Tajneri Florin Bratu me
Partizani

Në postimin e fundit në rrjetet sociale, klubi i Partizanit tregon se ekipi ka mbyllur seancën përgatitore para miqësores së nesërme karshi Besës së Kavajës.

Në stërvitje janë evidentuar lojtarë me “peshë” si i rikthyeri Rrok Toma, i cili mori pjesë me Vllazninë në Kupat e Europës, Albers Keko apo Sidibe e Human. Miqësorja me Besën, do të jetë “testi” i parë për trajnerin e ri te “Demat e Kuq”, Florin Bratu.  

Ekipi vijon përgatitjet me intensitet të lartë nën drejtimin e trajnerit Florin Bratu dhe stafit teknik. Seanca e sotme stërvitore u zhvillua si zakonisht në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’.

Të shtunën, të kuqtë luajnë miqësoren ndaj Besës, që do të jetë edhe testi i parë nën drejtimin e trajnerit Bratu. Në 20 korrik ekipi do të udhëtojë drejt Pogradecit, ku do të vijojë fazën përgatitore.

Qyteti liqenor është zgjedhur falë kushteve optimale të stërvitjes dhe temperaturave më të favorshme gjatë kësaj periudhe”, postimi nga klubi i Partizanit.

  

Poll

Lexo gjithashtu