Mërgim Vojvoda ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social në Instagram, një ditë pasi u zyrtarizua si futbollisti më i ri i ekipit të Udineses.
Mbrojtësi shqiptar nga Kosova i është drejtuar ish klubit të tij, ku shkruan se ndihet i lumtur dhe krenar që veshi fanellën e Comos dhe që ishte pjesë e historisë që shkroi skuadra nga Lombardia në kampionatin italian.
“Jam ndjerë vërtetë i lumtur atje dhe kjo nuk ka çmim. Dua t’i falenderoj të gjithë shokët e skuadrës, presidentin, trajnerin dhe të gjithë stafin për gjithçka që ju keni bërë. Dhe për tifozët, faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë e jashtëzakonshme. Më bëtë të ndihem si në shtëpi që nga dita e parë. I uroj të gjithë familjes Como më të mirat në të ardhmen. Numri juaj 31”, shkruan ndër të tjera Vojvoda.
Me skuadrën e trajnerit Cesc Fabregas, mbrojtësi dardan i zhvilloi 45 ndeshje, duke shënuar 3 gola dhe asistuar 5 të tjerë. Përpara se të transferohej tek ky ekip, ai pati një përvojë të mëparshme me Torinon, ku luajti 135 ndeshje.
View this post on Instagram
