Assane Diatta
Assane Diatta është futbollisti më i ri i Prishtinës. Sulmuesi 26-vjeçar vendosi që të largohej nga Malisheva, për të nisur një aventurë të re me “bardheblutë” e kryeqytetit, po në Superligën e Kosovës.
Me klubin e ri, senegalezi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Tashmë, trajneri Orges Shehi do të ketë një “armë” më shumë në repartin difensiv.
Kujtojmë se Diatta e ka nisur karrierën në Senegal me Niayes FC. Më tej, 26-vjeçari është aktivizuar me ekipe si Pikine, Teungueth FC< Guediaëaye FC, Karsiyaka dhe Gostivari.
View this post on Instagram
Poll
