Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Ka dëmtuar futbollistët e tij”, Edon Zhegrova “godet nën brez” legjendën e Shqipërisë: Ku ka luajtur ky?!

Shkruar nga NEWSPORT
“Ka dëmtuar futbollistët e tij”, Edon Zhegrova
Edon Zhegrova dhe Altin Lala

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Edon Zhegrova nuk i ka “përtypur” dot kritikat e legjendës së Kombëtares, Altin Lala. Ish-mesfushori, tashmë në pozitën e menaxherit të lojtarëve, e vendosi në “shënjestër” Zhegrovën në prononcim të fundit te podkasti “Versus”, Telesport.

Lala i “tërhoqi veshin” anësorit të Juventusit për fokusimin më tepër te jeta jashtë fushave të blerta, se sa te profesionalizmi. Por fjalët e Lalës kanë “goditur” keq te “Dardani”, aq sa të bënte reagim të forta me fraza “therëse”.

Ky nuk është i rëndësishëm aspak, por po vendos pak të reagoj kësaj radhe! Ky menaxheri që i ka dëmtuar futbollistët e tijë. Disa njerëz jetojnë duke komentuar jetën e të tjerëve.

Unë preferoj ta jetoj timen. Suksesi nuk matet nga mendimet e atyre që flasin në studio, por nga puna që e bën çdo ditë. Po te ishte ashtu si thot ky dhe shumë të tjerë që unë do isha i fokusuar në gjërat të tjera, nuk do isha në një klub me emër botëror si Juventusi.

Pastaj ku ka luajtur ky si djal i mirë qe ka qenë? Ke mbaruar duke dhënë intervista, emisione koti me njerëz që duan pak ‘like’ dhe klikime, ja vendosa të jap pak.

Pastaj, para se të shkoja te Juventusi, kanë qenë fjalët e njëjta gjithmonë, por ja që jam këtu falë punës dhe sakrificës nga Prishtina, Kosova ime. Gjithmonë krenar”, mesazhi i Zhegrovës në rrjetet sociale, teksa i adresohet Altin Lalës.

“Ka dëmtuar futbollistët e tij”, Edon Zhegrova
"Story" i Zhegrovës

 

Poll

Lexo gjithashtu