Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

EKSKLUZIVE/ Klubi shqiptar “pa frena” në merkato, siguron edhe shërbimet e ish-kampionit të Tiranës

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ Klubi shqiptar “pa frena” në merkato, siguron edhe
Enes Kuka

Enes Kuka do të jetë lojtari më i ri i KF Trepça Mitrovicë. Burime për “Newsport.al” raportojnë se mesfushori 24-vjeçar ka vendosur të largohet nga Korabi, për të nisur aventurë të re në Ligën e Parë të Kosovës.

Një tjetër “goditje” me lojtarë nga Shqipëria nga KF Trepça, pasi më herët ka zyrtarizuar Okseold Sefën dhe Rudolf Turkajn. Tashmë një tjetër ish i Tiranës, ashtu si Sefa, do të bashkohet me skuadrën nga Kosova.

Kujtojmë se Kuka e ka nisur karrierën në kryeqytet, ndërsa ka luajtur për Tiranën. Më vonë është aktivizuar edhe me Besën e Kavajës, Kastriotin si edhe së fundmi me Korabin.

Pikërisht në sezonin 2021/2022, Kuka ka qenë pjesë e “bardhebluve” në Superiore, ku ka fituar edhe titullin kampion në elitën e futbollit të Shqipërisë. /Nikoll RAJTA/

Poll

Lexo gjithashtu