Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Protagonist në fitimin e Kupës me ekipin e Superligës, mesfushori prezantohet tek rivali

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Protagonist në fitimin e Kupës me ekipin e Superligës,
Erlis Xhemajli

Erlis Xhemajli është futbollisti më i ri i Ballkanit. Pak minuta më parë, vetë klubi nga Suhareka e ka njoftuar afrimin e mesfushorit defensiv, përmes postimit në rrjetet sociale.

22-vjeçari shihet si një përforcim me shumë vlera në radhët e skuadrës, në vigjilje të sezonit të ri në Superligë. Më herët në këtë skuadër, janë prezantuar afrimet e Almedin Klinakut dhe Lorik Dobraqit. 

Kujtojmë se Xhemajli ka qenë së fundmi pjesë e KF Dukagjinit, ekip me të cilin fitoi edhe Kupën e Kosovës. 

POSTIMI:

"FC Ballkani ka arritur marrëveshje me mesfushorin Erlis Xhemajli, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e klubit tonë.

22 vjeçari i bashkohet skuadrës sonë si një përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri.

Mirë se erdhe, Erlis! Të urojmë shumë suksese me fanellën portokalli e zi!" 

Poll

Lexo gjithashtu