Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Ballkani s’e ndal hapin në merkato, “blindon” mesfushën me 23-vjeçarin që vjen nga Dinamo

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ballkani s’e ndal hapin në merkato, “blindon”
Ballkani

Almedin Klinaku është futbollisti më i ri i Ballkanit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi nga Suhareka e ka prezantuar mesfushorin me tipare sulmuese, duke shkruar se cilësitë e tij do të ndihmojnë këtë repart të skuadrës.

Së fundmi, 23-vjeçari ishte pjesë e klubit të KF Dinamo Ferizajt, ndërsa më parë ka veshur fanellën e Kek-U Kastriot dhe KF Llapit.

Një tjetër afrim ky me potencial për skuadrën, në vigjilje të sezonit të ri, pas transferimit të Lorik Dobratiqi dhe rikthimit të Edvin Kuç. 

POSTIMI:

"Almedin Klinaku, përforcimi ynë më i ri!

FC Ballkani njofton transferimin e mesfushorit ofensiv, Almedin Klinaku, i cili tashmë i është bashkuar skuadrës sonë.

Me cilësitë e tij në fazën sulmuese dhe kreativitetin në lojë, Klinaku vjen për të forcuar repartin ofensiv të ekipit.

Mirë se erdhe në familjen e madhe të FC Ballkanit, Almedin!"

Poll

Lexo gjithashtu