Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Vjen nga “zinxhiri” i Kosovës, befason ekipi kryeqytetas! Firmos me mesfushorin 16-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vjen nga “zinxhiri” i Kosovës, befason ekipi
Prishtina

Skuadra e Prishtinës ka befasuar jo pak me transferimin e ri. Bardheblutë e kryeqytetit nga Superliga e Kosovës, kanë afruar mesfushorin 16-vjeçar Bebart Selmani.

Talenti vjen nga ekipi i 2 Korrikut, ndërsa vlerësohet tej mase në përshkrimin e prishtinalive. Po ashtu, lojtari në fjalë, ka kaluar nga “zinxhiri” i moshave të Kosovës.

“Mesfushori 16-vjeçar, Bebart Selmani, ka nënshkruar kontratë me FC Prishtinën, duke u bërë një nga futbollistët e rinj që i bashkohet klubit si pjesë e investimit në talentet me perspektivë.

Selmani vjen nga 2 Korriku dhe konsiderohet një nga mesfushorët me potencial të gjeneratës së tij. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës U15, U16 dhe U17.

Nënshkrimi i kontratës me Prishtinën, përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin e tij si futbollist. Bebartit i urojmë shumë suksese dhe një rrugëtim të mbarë me fanelën e FC Prishtinës”, ka shkruar klubi i kryeqytetas.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FCPrishtina (@fcprishtinaofficial)

Poll

Lexo gjithashtu