Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Ka fituar gjithçka në Superiore, ish-i “blu” NJOFTON tërheqjen nga futbolli: Çdo fanellë që kam veshur ka një vend të veçantë në zemrën time

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka fituar gjithçka në Superiore, ish-i “blu”
Besar Musolli

Besar Musolli ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga futbolli. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mesfushori përmes një postimi në rrjetet sociale, aty ku shpreh mirënjohjen për të gjitha klubet me të cilat ai ka luajtur si futbollist profesionist, si KF Hysi, Kukësi, SC Gjilani dhe KF Llapi.

“Çdo fanellë që kam veshur ka një vend të veçantë në zemrën time. Po ashtu, ka qenë nder dhe krenari e jashtëzakonshme të përfaqësoj Kombëtaren e Kosovës, duke mbrojtur ngjyra e vendit tim në arenën ndërkombëtare”, shkruan ndër të tjera Musolli.

37-vjeçari i zhvilloi 459 ndeshje gjatë karrierës së tij, ku shënoi 8 gola si dhe 9 asiste. Po ashtu, sa i takon “palmarit” të trofeve, Musolli ka mundur të fitojë gjithçka në kampionatin shqiptar si një titull kampion, dy Kupa të Shqipërisë si dhe një Superkupë me verilindorët e Kukësit.

POSTIMI:

“Pas shumë vitesh të mbushura me sakrifica, përkushtim dhe kujtime të paharrueshme, kam vendosur t’i jap fund karrierës sime si futbollist profesionist.

Futbolli ka qenë më shumë se një sport për mua; ka qenë rrugëtimi që më ka formuar si njeri dhe si sportist.

Jam mirënjohës për çdo klub që më dha besimin të mbroj ngjyrat e tij: KF Hysi, FK Kukësi, SC Gjilani dhe KF Llapi. Çdo fanellë që kam veshur ka një vend të veçantë në zemrën time. Po ashtu, ka qenë nder dhe krenari e jashtëzakonshme të përfaqësoj Kombëtaren e Kosovës, duke mbrojtur ngjyrat e vendit tim në arenën ndërkombëtare.

Faleminderit familjes sime, trajnerëve, bashkëlojtarëve, stafeve teknike, drejtuesve dhe tifozëve për mbështetjen në çdo hap të këtij rrugëtimi.

Kam pasur privilegjin të jetoj fitore, trofe, sfida dhe emocione që do t’i mbaj gjithmonë me krenari.

Largohem nga fusha me kokën lart, falënderues për gjithçka që më ka dhënë futbolli dhe për njerëzit që e bënë këtë rrugëtim të paharrueshëm.

Faleminderit, futboll! Për gjithçka. ????❤️

Besar Musolli.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu