Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Vendim surprizë për Ismet Munishin, trajneri firmos për 3 vite me “bardhezinjtë”

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vendim surprizë për Ismet Munishin, trajneri firmos për
Ismet Munishi

Ismet Munishi do të vazhdojë që të jetë trajner i Lirisë së Prizrenit. Tekniku 51-vjeçar dhe klubi i Ligës së Parë të Kosovës, kanë zyrtarizuar zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre.

Kështu, Munishi do të jetë pjesë e Lirisë edhe për 3 vitet e ardhshme, pra deri në verën e 2029-ës. Ndërsa është vetë klubi prizrenali që ka njoftuar rinovimin e kontratës me trajnerin 51-vjeçar.

NJOFTIMI:

FC Liria vazhdon rrugëtimin me Ismet Munishin edhe për 3 vite. FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë se trajneri Ismet Munishi do të vazhdojë të udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme.

Ky është një nga hapat e parë në vazhdimin e rrugëtimit të ri të klubit, i ndërtuar mbi stabilitet, besim dhe një vizion afatgjatë. Besimi i klubit në punën, përvojën dhe profesionalizmin e trajnerit mbetet i palëkundur, duke e konsideruar atë një figurë kyçe në ndërtimin e ekipit.

Së bashku do të punohet për krijimin e një skuadre konkurruese, me identitet të qartë dhe ambicie të mëdha, me synimin për ta rikthyer FC Lirinë aty ku e ka vendin.

Klubi i uron trajnerit Ismet Munishit shumë suksese dhe është i bindur se rrugëtimi i përbashkët do të sjellë rezultate që do t’i gëzojnë të gjithë tifozët bardhezi.

Poll

Lexo gjithashtu