Michael Olise, Harry Kane, Luiz Diaz, Joshua Kimmich dhe Dayot Upamecano
Gola, asiste, trofe dhe paraqitje “fenomenale” në fushën e lojës. Michael Olise gëzon me të drejtë statusin e të qënit i rëndësishëm te Bayern Munich dhe ky fakt vërtetohet edhe në postimin e fundit të bërë publik në rrjetet sociale.
Francezi është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në radhët e bavarezëve, referuar votave të tifozëve. Sipas njoftimit të gjermanëve, ata kanë votuar në masën 51.4% drejt 24-vjeçarit, duke parakaluar edhe shokët e tij të skuadrës si Harry Kane dhe Luiz Diaz.
Duket se interesimet nga Real Madrid dhe PSG-së kanë shkuar në “veshin e shurdhët”, pasi tek Bayerni nuk kanë ndërmend të privohen nga shërbimet e një prej futbollistëve më të konfirmuar të botës.
Poll
