Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Debutimi si ëndërr në Botëror "i hap dyert" Nathaniel Brown, mbrojtësi kalon te gjigandi gjerman për 55 milionë euro

Shkruar nga NEWSPORT
Debutimi si ëndërr në Botëror "i hap dyert"
Nathaniel Brown

Bayern Munich ka siguruar një përforcim të rëndësishëm për të ardhmen. Siç raportohet nga burimet pranë tregut të transferimeve, mbrojtësi i majtë gjerman, Nathaniel Brown, pritet të bëhet zyrtarisht lojtar i bavarezëve pas përfundimit të aventurës në Botëror.

Marrëveshja për kalimin e futbollistit në "Allianz Arena" është finalizuar për shifrën e 55 milionë eurove.

Ky transferim vjen pas një debutimi ëndrrash për Brown në Kupën së Botës. Lojtari la gjurmë në ndeshjen e tij të parë, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist, performancë kjo që bindi drejtuesit e Bayernit të përshpejtonin operacionin për shërbimet e tij.

Ky transferim konfirmon formën e shkëlqyer të mbrojtësit gjerman, i cili tashmë po konsiderohet si një nga emrat më premtues për krahun e majtë në futbollin europian.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu