Dante & Jerome Boateng
Bayern Munich ka rikthyer zyrtarisht ish-qendërmbrojtësin Dante. Mirëpo, ky i fundit e ka lënë futbollin e luajtur dhe këtë herë rikthehet te bavarezët si trajner.
Klubi gjerman ka njoftuar se 42-vjeçari do të jetë trajneri i ekipit të dytë. Braziliani merr kështu në dorë “frerët” e skuadrës numër dy të Bayern Munich, për t’u siguruar ndoshta edhe talentë për të ardhmen.
Kujtojmë se Dante ka qenë pjesë e Bayern Munich si lojtar nga vitit 2012 deri në 2015-tën. Ai ishte në organikën e skuadrës së vitit 2013, ku bavarezët fituan tripletën, pra kampionat, Champions League dhe Kupën e Gjermanisë.
View this post on Instagram
Poll
