Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ Harry Kane “fenomenal” në finalen e Kupës, rikthen Bayern kampion dhe merr “zvarr” Stuttgartin i vetëm

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Harry Kane “fenomenal” në finalen e Kupës, rikthen
Harry Kane

Bayern Munich është kampion i Kupës së Gjermanisë për sezonin 2025-2026. Bavarezët fituan pastër 3 – 0 kundër Stuttgart në “Olympiastadion” të Berlinit.

Protagonist absolut ishte Harry Kane. Sulmuesi anglez shënoi i vetëm 3 gola. Pjesa e parë nuk prodhoi asgjë. Bayern dhe Kane e nxorrën “mllefin” në fraksionin e dytë.

Goleadori anglez shënoi respektivisht në minutat 55’, 80’ dhe 90+2’. Rasti i fundit që gjiganët e Munich e kishin fituar Kupën, përkonte me sezonin 219-2020, periudhë kur finalizuan tripletën e fundit nën urdhërat e trajnerit Hansi Flick.

Bayern këtë sezon e mbylli edhe si kampion i Bundesligës gjermane, shumë pikë para rivalëve dhe me statistika nga një tjetër “planet”.  

GOLAT:

Goli i Kane (Bayern Munich 1-0 Stuttgart)

Goli i Kane (Bayern Munich 2-0 Stuttgart)

Goli i Kane (Bayern Munich 3-0 Stuttgart)

 

 

Poll

Lexo gjithashtu