Weiper dhe Gruda
Nelson Weiper është futbollisti më i ri i Sturm Graz. Sulmuesi 21-vjeçar vendosi që të largohej nga Mainz 05, për të nisur një aventurë të re në Bundesligën e Austrisë, në formë huazimi.
Kjo “formulë” transferimi do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2027. Ndërsa nuk mësohet të ketë ndonjë opsion rinovimi huazimi apo opsion blerje nga klubi i Sturm Graz, pra do të jetë i “thatë”.
U raportua prej ditësh se nga klubi austriak do të vinte oferta, ndërsa sot gjithçka është bërë zyrtare. Kujtojmë se Weiper i "mbylli derën" Kombëtares shqiptare, teksa aktivizohet me Gjermaninë u21.
Poll

