Raportimet e fundit nga gazetari sportiv Ekrem Konur, janë “bombastike”. Edhe pse Bayern Munich është i “blinduar” në fazën ofensive me Luis Diaz, Harry Kane e Michael Olise, janë gati të bëjnë një sforco të madhe për transferim “big”.
Bavarezët synojnë as më pak e as më shumë, por sulmuesi brazilian Vinicius. Anësorit amerikano-latin i skadon kontrata me Real Madrid në verën e vitit 2027-të, ama problemi është më i “thellë”.
25-vjeçari kërkon rrogë të njëjtë me atë që përfiton Mbappe, por bordi nuk ka ndërmend të pranojë diçka të tillë. Në të tilla kushte, opsioni më i mirë për “Galaktikët” është shitja e sulmuesit prej kësaj vere, përndryshe mund ta humbasi me parametra zero në 2027.
Nëse Bayern bind Viniciusin dhe e transferon brazilianin në “Allianz Arena”, do të rezultonte “hakmarrje” për kalimin e Kroos te Reali në verën e vitit 2014.
View this post on Instagram
