Valmir Matoshi, logoja e Bundesligës dhe Bayern Munich
Vetëm disa muaj më parë, mesfushori shqiptar Valmir Matoshi bëri zgjedhje “zemre”, duke lënë Zvicrën për të përfaqësuar Kosovën në arenën e futbollit botëror.
Në 2 ndeshje të zhvilluara me “Dardanët”, 22-vjeçari ka gjetur golin, duke treguar menjëherë impaktin në ekip. Nga Gjermania, saktësisht “Kicker”, bëhet e ditur se klubi i Union Berlin i Bundesligës, ka shfaqur interesim për Matoshin.
Talenti shqiptar i Kosovës bën pjesë në Superligën e Zvicrës, konkretisht te Thun, ndërsa sipas “Transfermarkt” vlen 1.5 milionë euro. Nëse transferimi finalizohet, për Matoshin do të ishte hapi i rëndësishëm në karrierë, teksa në Bundesligën gjermane bën pjesë edhe gjiganti i Bayern Munich.
Poll
