Armand Duka
Data 2 korrik, është një festë botërore që i përket Gazetarisë Sportive, ndërsa për këtë temë ka reaguar në rrjetet sociale presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
“Gëzuar Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë! Ju falënderojmë për fjalën që informon, analizën që frymëzon dhe përkushtimin me të cilin e sillni futbollin çdo ditë më pranë publikut”, ka shkruar kreu i FSHF-së.
Gazetaria sportive i ka fillesat në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, ndërsa sporte të caktuar po fitonin popullaritet dhe interesimi po fillonte të rritej në masë.
Poll
