Ekipi i Egnatias
Egnatia ka konfirmuar formën e saj të mirë në ndeshjet miqësore, duke triumfuar me rezultatin 1-3 ndaj Ballkanit. Kjo përballje e zhvilluar në kuadër të fazës përgatitore, ka shërbyer si një test i rëndësishëm për kampionët, të cilët kanë dhënë sinjale mjaft pozitive në fushën e lojës pas humbjes me CSKA Sofie.
Autorët e golave për Egnatian ishin Albano Aleksi, Alessandro Albanese dhe Eneo Bitri, të cilët kontribuan në fitoren e skuadrës së tyre.
Ky rezultat dëshmon për një mentalitet fitues dhe një intensitet të lartë të ekipit në këtë periudhë përgatitore, ndërsa trajneri Nevil Dede vazhdon punën për të qenë gati për sezonin e ri në Abissnet Superiore.
View this post on Instagram
Poll
