Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Prej disa vitesh larg Kombëtares, Taulant Xhaka “zbarkon” në zyrat e FSHF-së (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Prej disa vitesh larg Kombëtares, Taulant Xhaka “zbarkon”
Taulant Xhaka

Të gjithë e mbajmë mend rolin e tij që ka patur te Kombëtarja shqiptare në repartin e mesfushës, e sidomos në atë ndeshje përballë Serbisë në tetorin e vitit 2014. Fjala është për Taulant Xhakën i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë lajmin se ka marrë licensën si trajneri i ri në kategorinë e UEFA A.

Ish-i kuqezi shprehet i lumtur për këtë moment të rëndësishëm të karrierës së tij të cilën e sheh si një perspektivë me vlerë për t’u zhvilluar.

Në këtë postim ai falenderon dhe profesorët që e ndihmuan të marrë njohuritë e vlefshme, si Alban Tafaj, Sulejman Starovën dhe Ardi Beharin.

Xhaka thekson se ka ende motivin maksimal për të kontribuar në futboll, me një tjetër rol që do ta vendosë atë me përgjegjësi të reja dhe me fryte të pritshme.

POSTIMI:

“Me shumë krenari dhe kënaqësi ndaj me ju lajmin se kam përfunduar me sukses Licencën UEFA A. Ky është një moment shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tim si trajner dhe rezultat i punës, përkushtimit dhe dëshirës për t’u zhvilluar vazhdimisht.

Një falënderim i veçantë shkon për profesorët e mi Alban Tafaj, Sulejman Starova dhe Ardi Behari, për mbështetjen, profesionalizmin dhe njohuritë e vlefshme që na kanë përcjellë gjatë këtij rrugëtimi.

Falënderoj gjithashtu Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për organizimin e shkëlqyer dhe mundësinë që na dha për t’u zhvilluar në nivelin më të lartë.
Jam krenar për këtë arritje dhe i motivuar të vazhdoj të jap maksimumin tim në futboll.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Poll

Lexo gjithashtu