Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë një postim lidhur me ditën ndërkombëtare të 1 qershorit, festën e fëmijëve.
Kreu i FSHF-së ka qenë fëmijëve për të ndarë momente të veçanta pranë tyre, teksa shprehu urimet më të përzemërta për kampionët e vegjël.
Në këtë postim, Duka shprehet se ata e meritojnë të rriten të lirë, të besojnë te vetja dhe të kenë gjithë hapësirën për të kthyer talentin, pasionin dhe ëndrrat për t'i kthyer ato në sukses.
POSTIMI:
"Gëzuar 1 Qershorin, kampionë të vegjël!
Shpresojmë t’jua bëjmë rrugëtimin drejt fitoreve në lojë dhe në jetë më të lehtë, duke investuar në një mjedis më të mirë, me edukim cilësor, mbështetje dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë. Sepse ju meritoni të rriteni të lirë, të besoni te vetja dhe të keni hapësirën për të kthyer talentin, pasionin dhe ëndrrat tuaja në sukses."
