Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së
Një nga vendimet e miratuara në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së lidhet me investimin në stadiumin “Durim Qypi” në Përmet.
Komiteti Ekzekutiv aprovoi projektin për rikonstruksionin e pjesshëm të stadiumit, që do të realizohet në bashkëpunim me Bashkinë e Përmetit.
Projekti parashikon ndërhyrje në infrastrukturën e impiantit, ndërsa fusha do të pajiset me tapet artificial, duke përmirësuar kushtet për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe ndeshjeve zyrtare.
Ky investim pritet t’i japë një zhvillim tjetër futbollit në Përmet, duke krijuar kushte më cilësore për ekipet, të rinjtë dhe gjithë komunitetin sportiv të qytetit.
Poll
