Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E BUJSHME/ Granit Xhaka pranë firmës me Realin?! Gazetari zbulon PRAPASKENËN në studio: E ka telefonuar vetë Mourinho, i ka kërkuar të...

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Granit Xhaka pranë firmës me Realin?! Gazetari zbulon
Granit Xhaka - Logoja e Realit - Jose Mourinho

I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” që transmetohet në televizionin Top Channel, gazetari Elvi Sharra ka zbuluar një prapaskenë të bujshme që lidhet me një transferim të mundshëm të Granit Xhakës tekl klubi i Real Madrid.

Sipas tij, ka ndodhur një telefonatë mes trajnerit Jose Mourinho dhe mesfushorit shqiptar, për ta bindur këtë të fundit që t’i bashkohet “Mbretërorëve” dhe që portugezi e konsideron lider për skuadrën që ai kërkon të ndërtojë.

“Nuk është e ndarë me thikë, por le të themi, Granit Xhaka është një paketë e plotë që sot për sot i shërben një ekipi le të themi modern e jo më Zvicrës. Pra, Granit Xhaka, sa për kuriozitet, është telefonuar nga Mourinho pasi ai do ta ketë te Real Madrid dhe kjo është informacion koefidencial që mbase ne mund ta themi.

Është telefonuar nga Mourinho për të vetmen arsye sepse problemi i Real Madridit sot është grupi, pra le të themi ajo harmonia dhe Granit Xhaka është lideri, ai që Mourinho i ka kërkuar Granitit që të jetë pjesë e Realit. Urojmë që ta shikojmë sepse, përveç cilësive fizike ai ka cilësi të mëdha lidershipi. Kudo ku ai shkon bën mirë, mbledh grupin, është krahu i dytë i trajnerit. Kjo tregon që mund të ketë dhe një rol le të themi kryesor te Real Madridi dhe në një të ardhme të afërt mbase do i bënte punë", tha Sharra. 

Poll

Lexo gjithashtu