Politika shqiptare ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-volejbollisti i Dinamos, Kreshnik Tartarit, i cili mbylli sytë përgjithmonë në moshën 83-vjeçare.
Është fillimisht, Kryeministri Edi Rama i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale për të nderuar kujtimin e tij, ndërsa pak minuta më vonë i është bashkuar në këtë letër ngushëllimi edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
REAGIMET:
Kryeministri Edi Rama: "Lamtumirë miku im i dashur U prehsh në paqe, Kreshnik Tartari, legjendë e sportit shqiptar, kampion dhe prodhues kampionesh që sfiduan me krenari Europën e volejbollit të femrave, kur Europa ishte një planet tjetër."
Taulant Balla: "Sporti shqiptar humbi një trainer të madh si Kreshnik Tartari, i cili e ngriti lart Shqipërinë në volejbollin e femrave U prehsh në paqe profesor Tartari."
Tartari la kujtime të pashlyeshme dhe gjurmë të rënda në këtë sport, duke fituar respektin, mirënjohjen dhe vlerësimin e pashoq nga të gjithë ata që e adhuruan këtë sport.

