Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Avantazhi i mban një hap para, Vllaznia nuk ka ndërmend të “lëshojë pe” kundër Malishevës në Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
Avantazhi i mban një hap para, Vllaznia nuk ka ndërmend të
Malisheva - Vllaznia

Malisheva dhe Vllaznia do të luajnë “aktin” e dytë (sot, ora 16:30), ndeshje e cila përkon me raundin e parë në Conference League. Fitorja 2 – 1 në “Loro Boriçi”, e mban një hap para ekipin e drejtuar nga Edi Martini, por asgjë nuk ka mbaruar për kualifikimin.

Rezultati i ngushtë dhe sfida në transfertë japin pasiguri te skuadra shkodrane. Në takimin e mbajtur në Shkodër, edhe pse Malisheva luajti me një lojtar më pak prej minutës së 54-të, sërish tregoi rrezikshmëri të lartë në katërkëndëshin e kuqebluve.

Po ashtu, dueli në fjalë do të ketë “ngjyrim” të veçantë për trajnerin e Malishevës, Thomas Bradric, kundër ish-ekipit. “Timonieri” gjerman ka drejtuar Vllazninë në vitet 2020-2022 dhe 2024-2025, e përkthyer me triufmin në Kupën e Shqipërisë.      

Poll

Lexo gjithashtu