Vllaznia ka fituar me përmbysje përballë Malishevës, në ndeshjen e parë të raundit të parë të Conference League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me shifrat 2-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Edi Martini.
“Ka qenë javë shumë stresuese me thënë të drejtën. Jemi përgatitur gjithë muajin të luajmë ndryshe, sot u detyruam të luajmë me gjysmën e formacionit. Nuk është në dorën tonë, nuk kemi çfarë të bëjmë. Komplimentoj djemtë
Prandaj u mërzita pjesën e dytë, kishin lojtarë që vononin lojën. Që ishin të kënaqur me 2 me 1 dhe kur ishin ata me një mangët. Kjo është ajo që na ka ndodhur edhe sezonin e kaluar. Kur duhet t’i japim dorën e fundit kundërshtarit që ta hedhim në tokë, i japim jetë. Nuk jemi agresivë për të vazhduar. Për të vazhduar si kur ishim në humbje apo barazim. Ky është mentalitet që duhet hequr.
Lamë gjithçka hapur. Kishim mundësi për golin e dytë dhe tretë, që të ishim më të qetë në ndeshjen e kthimit. Por edhe mund të pësonin. Malisheva bëri lojë të mirë. Kishte rastet e veta me një lojtar mangët, duhet më agresivitet, përqëndrim dhe besim në vetvete”, u shpreh Martini.
