Deçiq
Deçiq është mposhtur në transfertë nga FK Liepaja, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Conference League. Sfida e zhvilluar në Letoni, përfundoi me shifrat 1-0.
Edhe pse me 10 lojtarë që prej minutës së 21-të pas ndëshkimit me karton të kuq të Marvin Martins, Liepaja ia doli të reagonte mjaft mirë. Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Oloko, në minutën e 64-t.
Kështu, ekipi shqiptar që militon në kampionatin e Malit të Zi, humb sfidën e parë. Ajo e kthimit do të luhet më 15 korrik, prej orës 20:30
Poll
