Europa FC - Shkëndija e Tetovës
Shkëndija e Tetovës ka fituar përballë Europa FC në transfertë, ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Conference League. Sfida e zhvilluar në Gjibraltar, përfundoi 0-5.
Autor i dy golave për tetovarët ishte Tamba, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Ndzengue, Kryeziu e Ibraimi. Në krahun tjetër, vendasit e kishin të pamundur të reagonin.
Shkëndija duket se e ka kualifikimin në “xhep” me këtë triumf. Ndërsa sfida e kthimit do të luhet më 16 korrik, duke nisur prej orës 20:00 në stadiumin e Shkupit.
Goli i Ndzengue (Europa FC 0-1 Shkëndija)
Goli i Tamba (Europa FC 0-2 Shkëndija)
Poll
