Pak minuta para ndeshjes Vllaznia – Malisheva, e vlefshme për raundin e parë në Conference League, klubi shkodran ka publikuar në rrjetet sociale, postim tepër domethënëse mes dy presidentëve.
Në foto shfaqet presidenti Alban Xhaferi dhe “homologu” Driton Morina. Në shenjë respekti, ata kanë shkëmbyer dhurata simbolike.
“Miqësia që shkon përtej fushës së lojës. Gjatë drekës së sotme, Presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, priti Presidentin e FC Malisheva, Driton Morina, në një takim miqësor që konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy klubeve vëllazërore.
Në shenjë respekti dhe bashkëpunimi të ndërsjellë, u shkëmbyen edhe dhurata simbolike, me urimin që kjo miqësi të vazhdojë të forcohet edhe në të ardhmen, në të mirë të futbollit shqiptar dhe atij kosovar. Forca Vllaznia!”, mesazhi nga klubi i Vllaznisë.
