Egnatia në Champions League
Sonte prej orës 19:00, do të nis ndeshja Petrocub – Egnatia, e vfeshme për raundin e parë në Champions League. Marrja e rezultatit pozitiv në transfertë, do ia bëjë më të lehtë detyrën kampionëve të Superiores, avancimin në fazën tjetër.
Dueli do të mbahet në stadiumin “Stadionul Municipal”, Kishinau. Takimi i kthimit do të zhvillohet më datën 15 korrik, ora 21:00 në stadiumin “Arena Egnatia”.
Te rrogozhinasit, optimizmi është shumë i madh për pjesëmarrjen në grupet e Kupave të Europës, arritje që nuk është përsëritur prej asnjë klubi shqiptar, përveç Skënderbeut të Korçës.
Poll
