Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

"Mbreti" i golave në Champions, francezi shpallet golashënuesi më i mirë

Shkruar nga NEWSPORT
"Mbreti" i golave në Champions, francezi shpallet
Kylian Mbappe

Ylli francez Kylian Mbappe ka mbyllur sezonin 2025/2026 si golashënuesi më i mirë i UEFA Champions League me 15 gola në vetëm 11 ndeshje, duke fituar “Këpucën e Artë” të kompeticionit. 

Pavarësisht eliminimit të Real Madrid në çerekfinale nga Bayern Munich, Mbappe arriti të mbajë vendin e parë në renditjen e golashënuesve, duke lënë pas Harry Kane me 14 gola. 

Pas tyre renditen Khvicha Kvaratskhelia, Julian Alvarez dhe Anthony Gordon, të gjithë me nga 10 gola. 

Ky është trofeu i dytë i Mbappe si golashënuesi më i mirë i Champions League, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga sulmuesit më të “frikshëm” në futbollin botëror.

 

Poll

Lexo gjithashtu