Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Julian Alvarez te Barcelona? Reagimi i fundit trondit klubin katalanas: As për 200 milionë euro nuk do ta merrni!

Shkruar nga NEWSPORT
Julian Alvarez te Barcelona? Reagimi i fundit trondit klubin katalanas: As
Julian Alvarez

CEO i Atletico Madrid, Miguel Angel Gil Marin ka thënë fjalën e tij së fundmi në lidhje me të ardhmen e Julian Alvarez. Zyrtari i klubit madrilen ia ka bërë të qartë Barcelonës, se sulmuesi argjentinas nuk do të shitet, pavarësisht ofertës që do të vijë në tavolinën e tyre.

“Vendimi im është i qartë, pozicioni i klubit është i qartë. Ia kemi bërë të ditur lojtarit, përfaqësuesve të tij dhe presidentit të Barcelonës. Nuk kam absolutisht asnjë dyshim se Atletico është vendi i duhur në botë për Julian dhe se Julián është “pyka” perfekte për Atletico Madrid. Ne duam ta mbajmë atë. Kohët e fundit dëgjova presidentin Laporta të thoshte se oferta që ai i bëri Atletico Madrid nuk ishte e pakufizuar.

Përgjigja ime e vetme është se përgjigja jonë ndaj Barcelonës, është e pakufizuar. Ne nuk pranuam një ofertë prej 100 milionë euro, dhe nuk do të pranojmë një nga 150 milionë euro apo edhe 200 milionë euro për Julian Alvarez. Ne duam ta mbajmë Julian”, është shprehur zyrtari i lartë i klubit të Atletico Madrid, Miguel Angel Gil Marin.  

Poll

Lexo gjithashtu