Franco Mastantuono duket se do të largohet përfundimisht nga Real Madrid gjatë kësaj merkato verore, por në formën e huazimit. Argjentinasi nuk është në planet e trajnerit Jose Mourinho për sezonin e ri.
Mediat në Spanjë zbulojnë se për sulmuesin kanë shfaqur interes 3 klube: River Plate, Villarreal dhe Real Sociedad. Një rikthim në Argjentinë duket se ka pak gjasa të ndodhë dhe pse ish-klubi ka treguar të gjithë gatishmërinë e për të mirëpritur 18-vjeçarin.
Transferimet tek Villarreal dhe Sociedad duken më të arritshme, kjo sepse të dy kublet janë pjesë e garave europine. Mastantuono nuk pati shumë minuta në dispozicion në sezoni e parë me “Los Blancos” ku arriti të shënonte vetëm 3 gola dhe të dhurontë 1 asist, ndaj largimi në formë huazimi këtë verë është e pashmangshme.
