Dani Ceballos
Mesfushori spanjoll, Dani Ceballos, nuk është më pjesë e Real Madridit. Siç raportohet nga gazetari Fabrizio Romano, palët kanë arritur një marrëveshje të përbashkët për ndërprerjen e kontratës.
Me këtë vendim, Ceballos tashmë është një lojëtar i lirë dhe është i gatshëm për të nisur një aventurë të re në tregun e transferimeve. Ceballos ka luajtur 7 sezone me ekipin “Los Blancos”, ku arriti të fitojë gjithçka, 3 Champions League, 2 La Liga, 1 Kupë Mbreti, 3 Super Kupa të Spanjës, 3 Super Kupa Europe dhe 3 Botërore klubesh.
Spanjolli ka qënë i huazur dhe tek Arsenal gjatë sezoneve 2019/2020 dhe 2020/2021 ku fitoj vetëm 1 FA Cup.
View this post on Instagram
Poll
