Julian Alvarez, sapo ka hedhur "bombën" rreth të ardhmes së tij në klubin madrilen.Ylli argjentinas ka vendosur të mos heshtë më për të ardhmen e tij.
Në një deklaratë shokuese për "ESPN", Alvarez ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga "Los Colchoneros", duke e konsideruar këtë hap si të pashmangshëm për karrierën e tij.
"Gjëja më e mirë për të ardhmen time është një transferim, nuk mund të vazhdoj të fshihem apo të pretendoj. Po përpiqem të jem një person i ndershëm. Kam folur me njerëzit në klub që duhej të flisja. Dua të realizoj ëndrrën time," u shpreh Alvarez për të ardhmen e tij.
Këto fjalë mund të shkaktojnë tërmet në ambientin madrilen, që deri më tani kanë refuzuar çdo ofertë që ka ardhur në drejtim të tij.
View this post on Instagram
